×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kryediplomati grek pas vizitës në Kosovë flet me Lajçakun

    Insajderi
    13 March 2023 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka biseduar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak përmes telefonit.

    Dendias nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka treguar për vizitën e fundit që të dielën e kishte në Prishtinë.

    “Kam zhvilluar një bisedë telefonike sot me Miroslav Lajçakun dhe e informova për vizitën time të fundit në #Prishtinë. Diskutim në kohë për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Beograd – Prishtinë”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark