Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka arritur në Kosovë, ku do të zhvilloj vizitë zyrtare me krerët e shtetit.
Plenkoviq është pritur me ceremoni shtetërore nga ana e kryeministri Albin Kurti.
Për të pritur kryeministrin kroat kishin dalë edhe nga kabineti qeveritar.
Në vizitën e sotme të kryeministrit kroat, Plenkoviq në Kosovë, ai me vete ka marrë edhe medalist olimpik.
Ai është Josip Glasnoviq, medalist i artë olimpik në shenjtëri, raportojnë mediet në Kroaci.
Glasnoviq e ka fituar medaljen e artë në vitin 2016 në Lojërat Olimpike të zhvilluara në Rio de Janeiro.
Pikërisht në Rio, me medaljen e parë olimpike të Kosovës është kurorëzuar edhe xhudistja Majlinda Kelmendi.