×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kryeministri Kurti: Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori

    Insajderi
    01 June 2023 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar pas situatës së shkaktuar në Veri të vendit, përkatësisht sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Insajderi.

    Kurti mes tjerash ka thënë se ai është zgjedhur nga vota e qytetarëve e jo nga ambasadori i SHBA-ve në Kosovës, Jeffrey Hovenier teksa ka shtuar se vlerëson punën e tij dhe të tjerëve.

    Ata e kanë gjithnjë e më të qartë dhe unë do t’i bindi më kollaj nëse më ndihmoni më shumë (për sjelljet e Serbisë). Por, edhe nëse nuk më ndihmoni, bindja do të ndodhë, sepse Republika e Kosovës është ndërtuar me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve. Në anën tjetër Republikën e mban Kushtetuta me ligj dhe institucione. Këtij populli unë duhet t’i dal zot, sepse për këtë më kanë sjellë në këtë karrige. Unë kam vlerësimin dhe respektin më të lartë për ambasadorin Hovenier, mund të them në mënyrë fort të veçantë krahasuar edhe me të gjithë ambasadorët e tjerë, por mua më ka votuar populli, nuk më ka emëruar ambasadori. Duhet ta kuptoni këtë gjë, mua më ka votuar populli i Kosovës, populli i Kosovës të voton, populli edhe të heqë. Nuk është emërim kryeministri, kryeministri është zgjedhje e atij që është burim i sovranitetit”, ka thënë Kurti në KTV.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark