×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kryeministri Kurti në fund të javës viziton Zvicrën

    Insajderi
    20 September 2023 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fund të javës do të bëjë një vizitë kortezie në kryeqytetin e Zvicrës, Bernë.

    Ai do mirëpritet nga ministri i Brendshëm Alain Berset, i cili mban presidencën e radhës zvicerane këtë vit.

    Çështjet aktuale rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Zvicrës dhe Kosovës do jenë temë diskutimi.

    Në mbrëmjen e vizitës së tij, Kurti do të zhvillojë një takim në Ambasadën e Kosovës në Bernë me kandidatët shqipfolës për Dhomën e Përfaqësuesve, shkruan Le Canton27.ch, përcjell klankosova.

    Gjatë qëndrimit në Zvicër, ai do të takohet edhe me mërgimtarë në disa kantone.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark