×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti po merret ekskluzivisht vetëm me Serbinë, por ja çfarë thoshte dy vite më parë

    Insajderi
    24 November 2022 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në qeverinë Kurti 1, kishte deklaruar se dialogu me Serbinë nuk është ndër prioritetet e qeverisë së tij.

    Në mars të vitit 2020, Kurti duke iu kundërpërgjigjur kreut të Nismës, Fatmir Limajt, kishtë thënë se kryefjalë e qeverisjes së tij nuk është Serbia.

    “Vendimet e Republikës së Kosovës nuk kanë të bëjnë me Serbinë. Nuk e kemi Serbinë në pika të programit tonë. E gjeni vetingun, përgjysmimin e qeverisë, shkarkimin e bordeve. Këto i gjeni në programin tonë”, kishte thënë Kurti.

    Por, Kurti duket se i ka harruar premtimet e bëra.

    Që nga koha kur është kryeministër ai merret ekskluzivisht me dialogun. Madje, më çështjen e konvertimit të targave serbe në RKS, Kurti krijoi një hallakam institucionale. Me vendimin e tij për mos shtyrjen e afatit për 10 muaj, ai ngriti në këmbë SHBA-të dhe BE-në. Ndërkohë, serbët e Kosovës dhanë dorëheqje nga të gjitha institucionet.

    Se është i apasionuar në udhëheqjen e dialogut e konfirmoi edhe vet një ditë më parë. Duke treguar pse e refuzoi personalisht kërkesën e Borrellit për shtyrje të afatit për targat, Kurti deklaroi se nuk merret me çështje teknike por vetëm me çështje të mëdha.

    “Çështjen teknike” të mërkurën në mbrëmje ia zgjidhi zv.kryeministri, Besnik Bislimi, i cili u dakordua me palën serbe për targat.  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark