×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kryeministri Kurti takohet me kancelarin e Austrisë

    Insajderi
    12 January 2023 - 11:01

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Austri.

    Në orën 12:00, me ceremoni zyrtare, Kryeministri Kurti do të mirëpritet nga Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer për një takim bilateral, thuhet në njoftim të zyrës së kryeministrit.

    Pas takimit bilateral planifikohet të ketë një konferencë të përbashkët për media

    “Gjatë qëndrimit njëditor në Vjenë, Kryeministri Kurti po ashtu do të marrë pjesë në diskutimin me temë “Ballkani Perëndimor: pjesë qendrore e paqes së qëndrueshme në Evropë” të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri”, bëhet me dije.

    Diskutimi pritet të fillojë nga ora 18:00.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark