×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri malazez: Zaevi le të merret me atë se si iku Gruevski nga Maqedonia

    Insajderi
    29 November 2018 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, ka deklaruar se është detyrë e Maqedonisë dhe jo e Malit të Zi që të kujdesej për arratisjen e Nikolla Gruevskit. Ai ftoi kryeministrin Zoran Zaev që të merret më shumë me çështje se pse nuk u lëshua në kohë fletarresti për Gruevskin.

    Duke e komentuar deklaratën e Zaevit, i cili para disa ditësh tha se ndjehet i habitur që katër shtete-mike të Maqedonisë kanë lejuar ikjen e Gruevskit përmes territorit të tyre, Markoviqi tha se Gruevski nëpër Malin e Zi ka kaluar në mënyrë ligjore me dokumente personale.

    “Ka hyrë në Malin e Zi dhe ka shkuar për Serbi. Në atë moment sipas të dhënave që posedon Mali i Zi për Gruevskin nuk ka pasur të lëshuar fletarrest, e as nuk ka pasur interesim nga Maqedonia.

    Miku im Zoran Zaev duhet të merret me faktin se pse me kohë nuk është lëshuar urdhër-arrest për Gruevskin dhe si ka arritur ai të futet pa pasaportë në një vend anëtar të BE-së, kjo çështje nuk mund t’i ngarkohet Malit të Zi”, tha Markoviqi në intervistë për radiotelevizionin publik të Malit të Zi, RTCG.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark