×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri po e pret komisionin për matjen e kufirit, thotë këshilltari i tij

    Insajderi
    13 February 2017 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besnik Berisha, këshilltar i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, ka bërë me dije se Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi do të sillet në Kuvend për votim, kur të kryej punën Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.

    “Jemi duke pritur raportin e komisionit për matjen e kufirit”, ka thënë ai për RTK-në.

    Berisha ka thënë se nuk mund të caktojë kohën kur do të dërgohet në kuvend Demarkacioni, por sipas tij çdo minutë vonesë, është humbje për Kosovën.

    Berisha ndërkohë ka thënë se Qeveria ka punuar shumë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    “Po të ishte votuar demarkacioni me Malin e zi në vitin e kaluar sot do të kishim liberalizim të vizave dhe qytetarët e vendit do të mund të gëzonin lëvizjen e lirë”, ka thënë ai./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark