×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministrja italiane të hënën në Vlorë, ftohet nga Rama

    Insajderi
    13 August 2023 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni pritet të vizitojë Vlorën të hënën.

    Sipas një informacioni paraprak, thuhet se ajo mund të vizitonte qytetin bregdetar me një mjet privat.

    Nuk dihet ende qellimi i vizitës, por kryeministrja është ftuar nga homologu i saj në Shqipëri, Edi Rama dhe bëhet fjalë për një vizitë private.

    Ditët e fundit mediat italiane kanë treguar interes të lartë për mendimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, sipas të cilit ajo është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti.

    Në intervistën për gazetën e përditshme italiane “Libero” sërish Rama përcolli vlerësimin e tij dhe surprizën përballë të cilës u gjendën dhe vetë liderët europianë.

    “Në skenën ndërkombëtare, Giorgia i ka surprizuar të gjithë, e do të thosha alla grande, sepse teksa prisnin një përbindësh fashist që do të marshonte mbi Europë, u gjendën përballë një gruaje me aftësi mahnitëse në komunikim si një evropiane e thekur, që deri më tash s’ka thënë asgjë gabim. E djathta, e majtë, fashizmi, socializmi kanë kuptim kur flasim për histori, por kërkimi i sensit të tyre të hershëm në politikën e sotme mund të na ngatërrojë me këmbët tona”.

    Pyetjes a Giorgia është trashëgimtare e Berluskonit?

    “Giorgia është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti” tha Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark