×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeprokurori i Prizrenit kërkon dënimin e të përfshirëve në “Dosjen e Shefave”

    Insajderi
    09 August 2016 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-Kryeprokurori i Shtetit, Sylë Hoxha, ka thënë se duhet të dënohen të gjithë të përfshirët në rastin “Dosja e Shefave”.

    Hoxha, gjatë DokuDebateve në festivalin e filimit -“Doku Fest”, me temën “Qeverisja dhe pandëshkueshmëria”, ka kërkuar dënimin e të përfshirëve në “Dosja e Shefave”.

    Në serinë e publikimeve të përgjimeve “Dosja e Shefave” janë të përfshirë Adem Grabovci, Hashim Thaçi, Ramë Buja, Bahri Hyseni dhe Nijazi Kryeziu. Të gjithë këta, sipas ish-Kryeprokurorit të Shtetit, Hoxha, duhet të dënohen.

    [iframe id=”https://www.youtube.com/embed/9sih0CTnUlg” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]

    Gazeta Online Insajderi ka filluar publikimin e një serie telefonatash të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-së – përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit – përmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit përmes punësimeve të njerëzve të afërt me ta. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark