Insajderi
Botë

Kryeqendrat evropiane dhe botërore me ngjyrat e flamurit turk

Insajderi
30 June 2016 - 14:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Monumentet më të rëndësishme në kryeqendrat evropiane dhe botërore mbrëmë janë “mbështjellë” me ngjyrat e flamurit të Turqisë, në shenjë solidarizimi me metropolën turke e cila ditë më parë ishte cak i një sulmi terrorist i cili përfundoi me 42 civilë të vdekur.

Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) qendra tregtare Empire State Building u errësua si shenjë nderimi për 42 viktimat e sulmit, ndërkohë që në zemër të kryeqytetit gjerman, Berlin, më saktësisht porta e Brandenburgut u ndriçua me ngjyrat e flamurit kombëtar turk.

Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) qendra tregtare Empire State Building u errësua si shenjë nderimi për 42 viktimat e sulmit. ( Volkan Furuncu - Anadolu Agency )

Disa njerëzit që ishin tubuar para portës, valëvitën flamujt turq dhe ndezën qirinj për të përkujtuar viktimat e sulmit të Stambollit. Edhe Gjeorgjia është solidarizuar me Turqinë, njofton Anadolu Agency, transmeton Insajderi.

Në shenjë solidarizimi me popullin turk, kulla e Tbilisit që është një nga shenjat dalluese të kryeqytetit gjeorgjian u ndriçua me ngjyrat e flamurit të Turqisë.

Më herët, një nga simbolet më të rëndësishme të Bosnjë e Hercegovinës, Ura e Mostarit, pas sulmit terrorist në aeroportin Ataturk të Stambollit, u ndriçua me ngjyrat e flamurit turk.

Ura e cila mund të quhet dhe ndryshe si shpirti i qytetit Mostar më 9 nëntor të vitit 1993 u shemb nga një sulm i artilerisë kroate të asaj kohe.

Me ndërhyrjen e Turqisë ura historike u kthye në identitet në vitin 2004 dhe në po të njëjtin vit u hap për vizitorët duke e rimarrë përsëri përsipër mbi supe simbolikën e bashkëjetesës së civilizimeve. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark