×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kryeqyteti u mbulua me mbeturina – Reagon Nënkryetari i Prishtinës

    Insajderi
    24 May 2022 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka kërkuar falje për gjendjen e kryeqytetit me mbeturina si dhe tregon se janë duke e zhbllokuar këtë situatë.

    Zogaj përmes një postimi në Twitter ka thënë se kompania për menaxhimin e deponive nuk po e lejon kompaninë ‘Pastrimi’ të bëj zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit.

    “Kërkojmë falje për këtë gjendje! Kompania për menaxhimin e deponive nuk po e lejon Kompaninë ‘Pastrimi’ të bëj zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit që kjo e fundit i ka të parës! Jemi duke e zhbllokuar këtë situatë, në mënyrë që të vazhdojmë me grumbullim të mbeturinave”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark