×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kryeshefi i KRU MITROVICA thotë se borxhet ndaj kësaj kompanie janë mbi 26 milionë euro

    Insajderi
    24 July 2023 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Rajonale Ujesjellesi “Mitrovica”, sot, ka filluar aksionin e shkyçjes së konsumatorëve borxhlinj nga rrjeti i ujësjellësit.

    Kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Bashkim Kurti deklaroi për RTK-në se janë 26 milionë euro borxhe ndaj kësaj kompanie duke përfshirë edhe veriun.

     “Deri me tani janë diku 26 milionë euro borxhe të konsumatoreve ndaj ujësjellësit. Në këtë shumë hyjnë edhe ato të veriut të cilat fatkeqësisht që nga paslufta nuk janë inkasua.”

    Kryeshefi i KRU MITROVICA ftoi qytetarët që kanë detyrime ndaj ujësjellësit që të kryejnë pagesat, të ruajnë dhe të shfrytëzojnë sa më racional ujin e pijes.

    “ Aksioni i shkyçjes filloi në tri Njësit Operative: Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj me ç’rast janë shkyçur 15 konsumatorë. Ky aktivitet do të vazhdojë edhe ditëve dhe javëve në vazhdim. Aksioni i sotëm u mbështet edhe nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK) dhe Policia e Kosovës të cilët i falënderojmë përzemërsisht për përkrahjen dhe profesionalizmin  e tyre”, njofton KRU “Mitrovica”.

    Kjo kompani ka falënderuar edhe konsumatorët të cilit ishin korrekt, bashkëpunues dhe mirëkuptues.

    “Ftojmë të gjithë konsumatorët të cilët kanë pranuar “vërejtjen” mbi borxhin nga KRU “Mitrovica” që të lajmërohen në ujësjellës me qëllim të riprogramimit të borxhit të akumuluar të tyre me ç’rast do të shmangin situata të pa këndshme si për ta ashtu edhe për ne”, apelon KRU Mitrovica.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark