×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kryeshefi i “Trafikut Urban”: Për t’i ikur parave false, paguajeni biletën me SMS

    Insajderi
    06 December 2023 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, ka kërkuar nga qytetarët që të paguajnë biletat me SMS në mënyrë që t’u ikin kontaktit me paratë false.

    Për këtë arsye, Maraj ka thënë se qytetarët duhet ta përdorin metodën e blerjes së biletës përmes SMS-ve. Kjo sipas tij është lehtë e qasshme dhe nuk shkakton telashe te asnjëra palë.

    “Është një problematikë me të cilën ballafaqohemi si Trafik Urban për një kohë të gjatë. Nuk është problematikë që është shfaqur tash, është shfaqur që një kohë dhe është një problematikë që na shfaq probleme serioze financiare. U bëjmë thirrje udhëtarëve të cilët momentalisht nuk kanë asnjë opsion tjetër, le ta paguajnë biletën përmes SMS-ve, është një alternativë e re edhe është shumë e lehtë për t’u përdorur. Kështu që po besoj se mundet me lehtësuar punën e udhëtarëve edhe të kondukterëve të Trafikut Urban”, u shpreh Maraj, teksa këtë metodë e konsideron të lehtë të praktikueshme.

    Është patjetër që është e mundur, secili udhëtarë mundet me u pajis me biletë përmes SMS, nuk është ndonjë problem. Ne ju bëjmë thirrje udhëtarëve që ta përdorin këtë mundësi, mirëpo e dimë që ka mundësi që ndonjëherë që nuk i kanë ato mjetet në telefon për ta blerë biletën dhe duhet pasur një mirëkuptim të përbashkët. Kontrolle e TU-së e bën punën e vet, po ashtu kondukteri duhet ta bëjë punën e tij dhe mirëkuptimi i të dy palëve duhet me qenë në të mirën e shërbimit edhe të udhëtarëve”, thotë Maraj.

    Ndonëse nuk kanë ndonjë metodë për verifikimin e parave, Maraj thotë se aktualisht po e përdorin magnetin. Maraj thotë se kanë shumë mjete në organet përgjegjëse për verifikim.

    “Momentalisht jemi duke parë mundësinë me këto udhëzimet që i ka dhënë në nëntor Banka Qendrore, që përmes disa procedurave të cilët janë të trajnueshme me u përdor. Një prej tyre është magneti, ne e kemi ditë për këtë edhe me procese tjera munden me u verifikuar. Kemi shumë para të cilat janë në organet përgjegjëse, të cilat janë duke u verifikuar nëse janë origjinale sepse ne punojmë me banka dhe bankat komerciale i marrin të hollat dhe prej tyre disa që nuk janë, duhet me u verifikuar te organet kompetente, gjegjësisht Policia e Kosovës, kjo është duke u bërë dhe tash kemi një fond shumë të madh të parave të cilat momentalisht nuk i dimë a janë false ajo”, thotë tutje Maraj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark