Kryeshefja Ekzekutive e Bankës Ekonomike, Merita Gjyshinca-Peja sot i është bashkuar Ecjes Globale Mentoruese 2018 të Global Vital Voices nën moton “Fuqizimi i gruas ndërmarrëse”.
Lajmin e ka konfirmuar Banka Ekonomike përmes një njoftimi në Facebook.
Njoftimi i plotë i Bankës Ekonomike në Facebook:
Gjyshinca-Peja në cilësi të mentores para të pranishmëve ndër të tjera ka thënë: “Sa më shumë programe të tilla, do të kemi më shumë gra në biznes, më shumë gra në biznese do të kemi më shumë biznese të suksesshme, rrjedhimisht do të kemi ekonomi me të zhvilluar.
Në bazë të studimeve të ndryshme, përfshierja e grave në pozita udhëheqëse jo vetëm që ndikon në rritje të performancës financiare, por edhe në shumë aspekte të tjera të kompanisë, siç janë: përmirësimi i kulturës organizative për faktin se gratë janë më shumë të fokusuara në nivelin e kënaqshmerisë së punonjësve, nivel më i ulët i keqpërdorimeve në institucionet ku shërbejnë, përgjegjësi më të lartë ndaj shoqërisë dhe qeverisje më të mirë korporative”.
“Poashtu shfrytëzoj rastin të përgëzoj Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Z. Lluka për iniciativën e përfshirjes së grave në Bordet Publike, iniciativa këto të cilat do ndihmojnë të kemi qeverisje më të mirë korporative të Ndërmarrjeve Publike”, tha Znj. Gjyshinca Peja.