×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën – ja çka do të diskutohet

    Insajderi
    23 September 2022 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të hënën (26 shtator), shkruan Insajderi.

    Mbledhja do të mbahet nga ora 11:00.

    Në këtë mbledhje pritet të diskutohet mes tjerash edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

    Rendi i ditës:

    I. Caktimi i rendit të ditës për Seancë plenare:

    1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    2. Pyetjet parlamentare,
    3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,
    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut,
    5. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

    II. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark