×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kryesia e Kuvendit sot mbledhje, ja çka do të diskutohet

    Insajderi
    13 March 2023 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhje me fillim në orën 11:00.

    Sipas njoftimit, në rend të ditës 10 pika për shqyrtim.

    Rendi i ditës:

    Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

    II. Seanca plenare e shtyrë përsëri më 8 mars 2023:

    Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

    III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 janar 2023:

    Votimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,

    1. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021,
    2. Shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

    IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 2 shkurt 2023:

    1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-200 për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitës,
    2. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021,
    3. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021,
    4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021,
    5. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021,
    6. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare,
    7. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

    V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 9 shkurt 2023:

    1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-060 për Mjekësinë Ligjore,
    2. Shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike,
    3. Përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

    VI. Vazhdimi i Seancës plenare, e filluar më 13 shkurt 2023:

    Debat parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

    VII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt 2023:

    1. Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
    2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-208 për parqet industriale dhe teknologjike,
    3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-209 për investime të qëndrueshme,
    4. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C.”,
    5. Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”,
    6. Propozimi i GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Arifi.

    VIII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 mars 2023:

    1. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,
    2. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,
    3. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça SHA”,
    4. Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
    5. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).

    IX. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:

    Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,

    1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    2. Pyetjet parlamentare,
    3. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
    4. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-203 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbra 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
    5. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-204 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
    6. Votimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
    7. Votimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,
    8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
    9. Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
      1 Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
    10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
    11. Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë,
    12. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për dyvjeçarin e Qeverisë Kurti II,
    13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-210 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
    14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-218 për organizimin e tregut për produktet bujqësore.

    X. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark