×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Kryetari Aliu takon shkrimtarin Adil Olluri

    Insajderi
    04 January 2024 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu është takuar me shkrimtarin, Adil Olluri.

    Aliu ka treguar se me Ollurin kanë qenë shokë klase dhe që sot ka pranuar tri libra nga ai.

    “Autori, shoku im i klasës Adil Olluri i shoqëruar nga poligloti Elvi Sidheri, në zyrën time më dhuroi 3 nga librat të shkruara nga ai, me tituj “Kthimi i babait”, “Vdekja e Omerit” dhe “Bartësi i shpirtrave të përzënë”, shkroi ai në Facebook.

    Kryetari njoftoi po ashtu se librat e Ollurit do të jenë pjesë e Bibliotekës së Qytetit.

    “Për më tepër, titujt e autorit Olluri do të jenë në dispozicion për lexim edhe në Bibliotekën e Qytetit, për shkak të gjestit vullnetmirë nga Adili për dhurimin e një sasie tirazhi për lexuesit e interesuar në Bibliotekën që është para përurimit”, ka thënë Aliu.

    “E falënderoj shkrimtarin Olluri për vizitën dhe librat e dhuruara mua e Bibliotekës sonë të re, me dëshirën për suksese të shumta në rrugën e shkronjave të pafumdme nga pena e mbarë!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark