×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kryetari i bordit të RTK-së: Nuk jam kompetent të flas për Krastën

    Insajderi
    22 February 2023 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari nga Shqipëria, Adi Krasta po vazhdon angazhimin e tij në një medium privat edhe pas emërimit të tij si zëvendësdrejtor i Radio Televizionit të Kosovës. Kjo pozitë dyshohet se bie ndesh me normativat ligjore me të cilat funksionin RTK-ja.

    Lidhur me këtë, Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Kryetarin e Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

    Boletini tha se nuk është personi kompetent që të flas për Krastën.

    “Bisedoni me drejtorin e përgjithshëm. Nuk jam në atë pozitë me fol. Ai është zëvendësdrejtori, për vijueshmëri, performancë merret Shkumbini” – tha ai.

    Gazeta Insajderi ka tentuar të kontaktojë edhe drejtorin e përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, por i njëjti nuk është përgjigjur.

    Ndryshe, më 14 janar të këtij viti ishte bërë publike që Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka emëruar Ardian (Adi) Krastën zëvendësdrejtor të ri të këtij mediumi publik. Krasta u zgjodh me tetë votave për dhe asnjë kundër.

    Por, edhe pse mori një pozitë të rëndësishme në televizionin publik kosovar, Ardi Krasta nuk ka ndalua së punuari në një televizion publik, ku para se ti hynte garës kishte emisionin e tij të quajtur “A show”.

    Konkursi për pozitën në të cilën u zgjodh gazetari nga Shqipëri, Adrian Krasta ishte shpallur më më 22.11.2022. pos tjerash në këtë konkurs bordi ishte kujdesur që të shkruante për konfliktin e interesit të kandidatëve.

    “Të mos ketë angazhime biznesi ose çfarëdo lloj çështjeje, të cilat mund të konsiderohen si konflikt interesi, i paraparë në bazë të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik”, thuhej në konkurs, derisa Krasta kur aplikoi veçse ishte duke e realizuar emisionin e tij në një medium privat.

    Edhe në kohën sa po zhvillohej procedura e intervistimit dhe përzgjedhjes së tij në këtë pozitë, Krasta ka transmetuar së paku dy emisione në një medium privat.

    Për çudi, fiks tri ditë pasi që u mor vendimi për emërimin e tij në këtë pozitë, Krasta ka transmetuar edhe emisionin ku te ftuar kishte Marsela Çibukaj, Igli Cara, Ylli Manjani, Jan Jansen dhe Gentian Progni. Emisioni u transmetua më 17 janar 2023.

    Edhe më 24 janar ka transmetuar një tjetër episod të emisionit të tij në mediumin privat ku të ftuar ishin  Tomor Alizoti, Besa Myftiu, Ylli  Manjani dhe Hysni Gurra.

    Duke qenë me pozitë zëvendësdrejtor i RTK-së, Adi Krasta në vazhdimësi në faqen e tij në facebook promovon një medium privat ku ai është ende duke realizuar emisionin e tij.

    Në ligjin për RTK, nenin 31 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, thuhet se se “asnjë person nuk mund të emërohet anëtar i menaxhmentit të lartë, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm, zëvendësdrejtorin e përgjithshëm, drejtorët e radiove dhe televizioneve nëse ai: 1.3.ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e medieve dhe reklamave”.

    Derisa sipas ligjit të veçantë mbi të cilin rregullohet parandalimi i konfliktit të interesit dhe funksionon agjencia e specializuar në këtë fushë “Konflikti i interesit lind nga një rrethanë në të cilën zyrtari ka interes privat, që ndikon, mund të ndikojë ose duket se ndikon në kryerjen me paanshmëri dhe objektivitet të detyrës së tij zyrtare”.

    Edhe rregullorja për zgjedhjen e drejtorit dhe menaxhmentit tjetër të lartë të RTK-së është e qartë në pikën e konfliktit të interesit, dhe i referohet po këtij ligji specifik.

    “Të mos ketë angazhime biznesi ose çfarëdo lloj çështjeje, të cilat mund të konsiderohen si konflikt interesi, i paraparë në bazë të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik”, thuhet në nenin 17 të kësaj rregullorje.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark