×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i KGJK: Qasja e Kurtit ndaj gjyqtarit që liroi Pantiqin rrezikoi jetën e tij

    Insajderi
    20 November 2023 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Albert Zogaj, kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka thënë të hënën në “Frontal” të T7 se “gjuha e kryeministrit Albin Kurtit ndaj gjyqtarëve rrezikon jetën e këtyre të fundit”.

    Ai është pyetur për deklaratën e Kurtit, kur më 28 dhjetor të vitit 2022 ish-polici nga komuniteti serb, Dejan Pantiq ishte liruar nga paraburgimi.

    ish-zyrtari policor i cili ishte arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për sulm me mjete shpërthyese në zyret e KQZ-së.

    Në ditën e lirimit, Kurti gjatë një konference për media kishte kërkuar të di kush është prokurori e gjyqtari që e lejuan këtë.

    Por Zogaj thotë se një qasje e tillë e ka rrezikuar jetën e gjyqtarit.

    ”Janë vendosur edhe grafite nëpër rrugë me emrin e gjyqtarit. A I duket normale, është rrezikuar dhe jeta dhe familja e tij. Kjo ka qenë e papranueshme. Nuk mund të themi që qëllimi I kryeministrit ka qenë ky, por efekti i deklaratës po”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark