×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryetari i OEK-ut: Kemi prit që do të kemi pako të mbështetjes financiare, ende ska diçka konkrete

    Insajderi
    26 June 2021 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi ka folur lidhur me ndikimin e pandemisë në ekonominë e vendit, më konkretisht me punën që kjo qeveri ka bërë.

    Krasniqi i ftuar në “InDoks”, ka thënë se duhet të ketë pako të mbështetjes për punëtorët e bizneset. Në këtë pikë sipas tij Qeveria Kurti ka çaluar.

    Ai thotë se reagimi është i ngadaltë.

    “Realisht gjatë këtij 100 ditëshi kemi prit që do të ketë ndonjë pako të mbështetjes e cila do të diskutohet por ende nuk është diçka konkrete në të cilën bizneset kishin mujt me pa diçka më të efektshme. Ne gjatë kësaj kohe si Oda e Afarizmit kemi pasur kontakte dhe kemi kontakte të vazhdueshme me qeverinë duke iu prezentu edhe problemet dhe kërkesat e biznese të cilat janë edhe për përkrahje të menjëhershme qoftë me pako qofte më infrastrukturë ligjore e cilat është tejet e nevojshme”, tha ai.

    Kryetari i OEK-ut thotë se kanë pasur takime me ministra të ndryshëm të qeverisë, por ende nuk ka dicka konkrete.
    “Gjatë kësaj kohe kemi pasur takime, jemi taku edhe me ministrin e Bujqësisë , Financave duke i shpalosur në kontinuitet kërkesat që i ka biznesi për me përballu këtë sfidë”, u shpreh Krasniqi.

    Duke folur për pakot e rimëkëmbjes ekonomike, Krasniqi u shprehe se vendet e rajonit janë shumë më përpara në këtë pikë. Përmend që Maqedonia e Veriut tanimë ka implementuar pakon e 6 derisa në Kosovë ende nuk është implementuar e dyta, e fare pak po diskutohet për të tretën.

    Gjatë intervistës, Kryetari i OEK-ut ka folur edhe për polisën e sigurimit, për atë se sa është e mundur të ketë rritje të ekonomisë kosovare ashtu siç proklamoi ditë më parë ministri i Financave, Hekuran Murati.

    Më poshtë gjeni emisionin e plotë “100 ditë i vetëm në Fron”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark