×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kryetari i Zubin Potokut: Interesi i Kosovës është prioritet – vendimet e mia i koordinoj me kryetarin e PDK-së

    Insajderi
    08 July 2023 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar sot se është i gatshëm të vazhdojë punën si Kryetar i Zubin Potokut, në shërbim të qytetarëve dhe komunës, por, siç thotë ai, interesi i Kosovës është përmbi të gjitha.

    “E respektoj mandatin, obligimet dhe përgjegjësitë të cilat i kam, por interesi i shtetit të Kosovës është përmbi të gjitha. Prandaj, qëndrimet e PDK-së, të Kryetarit Memli Krasniqi si dhe vendimet e Këshillit Drejtues më 3 korrik, ku isha pjesëmarrës edhe unë, janë udhërrëfyes dhe bazament i qëndrimeve mbi të cilat do të veproj edhe në të ardhmen. Nuk kam asnjë dallim nga ai vizion dhe nga ato qëndrime. Ashtu siç i kam koordinuar veprimet dhe jam konsultuar me Kryetarin e Partisë, Memli Krasniqi, në çdo hap, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, ashtu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha Zeqiri nëpërmjet faqes së tij në Facebook.

    Ai tha se po ashtu, veprimet tona do të jenë të konsultuara edhe me partnerët ndërkombëtarë, sepse siç thotë Zeqiri, përshkallëzimi në pjesën veriore të Kosovës është në kundërshtim me interesin e shtetit tonë, prandaj, siç tha ai, PDK dhe ai janë të gatshëm të kontribuojnë për de-përshkallëim të gjendjes, duke përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në këto komuna, në momentin kur një gjë e tillë është e mundshme.

    “Për sa i përket dorëheqjes time, sot për sot, ajo nuk ka kuptim se nuk do t’a zgjidhte situatën. Megjithatë, unë dhe PDK jemi në favor të gjetjes së zgjidhjes dhe rikthimit të normalitetit në komunën tonë. Për mua si Kryetar e, para së gjithash, si qytetar i këtij shteti, interesi i Kosovës është gjithmonë prioritet para çfarëdo interesi tjetër”, ka thënë Zeqiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark