×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kryetari i Zubin Potokut tregon a do të jap dorëheqje

    Insajderi
    28 July 2023 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i komunës veriore të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri i cili vie nga radhët e PDK-së, tha për Insajderin se nuk e sheh si opsion dorëheqjen nga detyra.

    Tutje, Zeqiri tha për Insajderin se tani nuk është situata për zgjedhje të parakohshme.

    “Jo nihër për niher jo sepse nuk po shohim kushte që mund të mbahen ndonjë palë zgjedhje, kështu që nuk është opsion dorëheqja, nuk po shohim që ka ndonjë zgjidhje ose të tërhiqemi nuk ka kushte për zgjedhje”, tha Zeqiri.

    Mes tjerash Zeqiri tha se nuk sheh ndonjë premisë që do të ketë ndonjë situatë më të mirë se tani.

    “Zgjedhjet e parakohshme po bisedohen edhe po shihen nëpër media por nuk po besoj që janë kushtet, nuk ka kushte para se me bo një analizë se çfarë do të prodhonin një palë zgjedhje të reja nuk shoh ndonjë premisë që do të ketë ndonjë situatë më të mirë se tani, kështu që për momentin nuk shoh ndonjë opsion për zgjedhje apo dorëheqje”, u shpreh ai.

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen nëse 20 për qind e votuesve në një komunë nënshkruajnë një peticion për largimin e kryetarit të asaj komune.

    Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi ka thënë se zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës nuk mund të zhvillohen pa u shtensionuar situata në atë zonë. Por, ai theksoi se Kosova është duke i kryer përgatitjet për zgjedhje të parakohshme në këto katër komuna.

    Më 11 korrik, Bashkimi Evropian konfirmoi se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

    Por, BE-ja ka thënë se preferon dorëheqjen e kryetarëve në komunat veriore në mënyrë që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen sa më shpejt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark