×
  • Sport
  • Sport

    Kryetari i klubit llapjan ia ndalon Kadri Veselit hyrjen në zhveshtoren e ekipit

    Insajderi
    14 May 2017 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I veshur me fanellën e ekipit nga vendlindja e tij Mitrovica, “Trepça 89”, kryetari i PDK-së Kadri Veseli ia kishte mërsyer zhveshtoreve të ekipeve. Në hyrje të pjesës së brendshme të stadiumit, Veseli takon kryetarin e klubit kundërshtar Nexhat Dumnica, “Llapi” që humbi nga kampioni i Kosovës, 8 me 1.

    Por kjo nuk ka qenë arsyeja pse Veseli nuk është lejuar të vizitojë ekipin llapjan në zhveshtore.

    Arsyeja është prishja e koalicionit qeverisës me LDK-në.

    Në videon që  është dërguar nga vet klubi,  shihet kryetari i klubit, Nexhat Dumnica, i cili është anëtar i këshillit të përgjithshëm të LDK-së dhe kandidat për deputet, i cili nuk e lë Veselin të depërtojë për në zhveshtoren e Llapit.

    Kryeparlamentari dhe njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas ndeshjes ndërmjet Trepçës ’89 dhe Llapit ka dashur të futej në zhveshtore për t’i përshëndetur të dyja ekipet, por Llapi, që njihet si bastion i LDK-së, ia ka qitur “STOP”in” atij, edhe pse ishte në shtëpinë e tij, në Mitrovicë, e llapjanët ishin në cilësinë e mysafirit.

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark