×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kryetari po e ban fytyrën me puder”, nervozohet kryetari i Dragashit, kërcënon me padi qytetarin

    Insajderi
    09 December 2023 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini nuk e ka pritur aspak mirë komentin e një qytetari në rrjete sociale.

    Një qytetar i Dragashit kritikoi dhe ofendoi kryetarin Xheladini lidhur me asfaltimin e rrugëve, shkruan Insajderi.

    Kryetari është bërë si ato gratë, fytyrën po e bënë me pudër, kur bjen shiu po zhallavitet, po dalin rrudhat edhe asfaltin qashtu e ka ba“, thuhet ndër tjera në komentin e një qytetari.

    I pari i Dragashit u nervozua me këtë koment dhe e paralajmëroi qytetarin se do ta paditë në gjykatë, nëse nuk e fshinë komentin.

    Me këtë koment më ke fy dhe ke shpif. Nuk du me u marrë me ty, por nëse nuk e fshinë ka me të paditë në gjykatë“, i ka shkruar kryetari Xheladini-qytetarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark