×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kryetarja e Shkupit merrë nismë t’i ndryshohet emri rrugës së emëruar “Adem Demaçi”

    Insajderi
    14 August 2023 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, në Këshillin e Qytetit të Shkupit, ka dorëzuar nismën për kthimin e emrit të rrugës “Brigada e Dytë maqedonase” që sipas saj, përbërja e mëparshme e Këshillit e kishte ndryshuar në “Adem Demaçi” dhe për të cilën qeveria ka dhënë miratimin.

    “U bëj thirrje të gjithë këshilltarëve të Qytetit të Shkupit të votojnë për këtë propozim-vendim, me të cilën do të përmirësohet padrejtësia ndaj 230 heronjve, pjesëtarë të Brigadës së dytë maqedonase nga të gjithë etnitë që dhanë jetën për të mbrojtur Maqedoninë”, thotë Danela Arsovska.

    Ajo, siç është shprehur, dënon retorikën nacionaliste të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit duke propozuar një nismë.

    “Në Prishtinë një rrugë të emërohet sipas revolucionarit Maqedonas, Todor Aleksandrov, i cili kishte bashkëpunuar aktivisht me Hasan Prishtinën, Hasan Bejtën dhe Bajram Currin në luftën kundër okupimit të Serbëve – Kroatëve – Sllovenëve. Për këtë bashkëpunim është miratuar edhe vendim në Komitetin Qendror të VMRO ku për kontakt ishte emëruar Petar Çaulev”, thotë Arsovska.

    Danela Arsovska, sic njofton KlanM, ka bërë thirrje nisma të mos politizohet e as që të kepërdoret për nxitjen e tensioneve etnike, sic thotë, për shkak të faktit se pjesa më e madhe e heronjve krahas mMaqedonasve kanë qenë pikërisht Shqiptarët, Romët dhe Vllehët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark