×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kryeziu: Atmosfera si me lujt në Prishtinë – Rrahmani tjetër nivel nga ne

    Insajderi
    29 March 2022 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar me Kombëtaren e Zvicrës me rezultatin 1:1, në Cyrih të Zvicrës, raporton Insajderi.org.

    Pas ndeshjes mbrojtësi shqiptar I Kosovës, Mirlind Kryeziu për mikrofonin e “SuperSport Digitalb” deklaroi se është shumë i lumtur me ndeshjen e sotme dhe se i është dukur se ka luajtur si në Prishtinë.

    Kryeziu ka prindërit me orgjinë nga Kosova, pasi vet është rritur dhe formuar si futbollist në qytetin e Cyrihit por që në fund vendosi të luajë për Kosovën.

    “Jo e kam menduar që një ditë do të luajë kundër Zvicrës kur kam ardhur me lujt për Kosovë. Atmosfera ishte shumë e mirë, jemi ndje si me lujt në Prishtinë. Në futboll nuk ka pa konkurrencë, këto dy ndeshje kemi qenë teper stabil në defanzivë. Normal se më ndihmon shumë nëse luajë me Amirin, Betimin dhe shihet se (Amiri) është në një tjetër ligë”, deklaroi ai, transmeton Insajderi.

    Ditë më parë, Kosova mposhti Burkino Faso me rezultat 5:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa Zvicra u mposht nga Anglia 2:1. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark