×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kryeziu, DnV: Ky është improvizim, nuk i plotëson standardet për t’u quajtur proces zgjedhor

    Insajderi
    23 April 2023 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim (DnV) ka thënë se rrethanat në të cilat po zhvillohet procesi zgjedhor nuk garantojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe barabarta.

    “Demokracia në Veprim në fillim të këtij procesi ka deklaruar se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat në të cilat jemi duke vepruar. Nuk janë rrethana që garantojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta, nuk plotësojnë standardet e zgjedhjeve”.

    “Dhe sot, duke parë refuzimin e qytetarëve serbë për të marrë pjesë në zgjedhje dhe numrin e vogël që s’mund të kalojë as gishtërinjtë e dorës, nendoj që ky proces është më tepër improvizim i procesit zgjedhor sesa një proces që garanton standardet e zgjedheve të drejta dhe të lira ku përfshihen komunitete”, ka thënë ai në televizionin publik drejpërdrejt nga Zveçani.

    “Unë mendoj se përveç legjitimitetit juridik, ky proces nuk ka legjitimitet politik”, tha Kryeziu.

    “Ky proces nuk i plotëson standardet për t’u quajtur proces zgjedhor i ndershëm dhe për të garantuar standardet dhe idenë pse po mbahen zgjedhjet”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark