×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kryeziu i përgjigjet Von Crammon’it: Mos u mbështet në teori konspirative

    Insajderi
    13 March 2024 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka reaguar eurodeputetes Viola von Cramon, e cila përmes një deklarate tha se ‘robotë’ të Qeverisë së Kosovës në internet po e sulmojnë asistentin e saj serb, Gjorgje Bojoviq.

    Kryeziu ka kërkuar nga ajo që mos të përfshihet në teori konspirative ndaj një qeverie demokratike.

    “Qeveria jonë kurrë nuk është përfshirë dhe nuk do të përfshihej kurrë në abuzim me pushtetin duke sponsorizuar sulmuesit në internet. Ne i mohojmë akuzat nga Viola von Cramon, me të cilën ne komunikojmë rregullisht përmes kanaleve zyrtare. Ne i bëjmë thirrje asaj dhe të tjerëve që të mos mbështesin teoritë konspirative kundër një qeverie demokratike”, ka shkruar sot Kryeziu.

    Kujtojmë se asistenti i saj u kritikua së fundmi për një video ku thotë se bëhen disa ‘gabime kur disa krime të kryera në Kosovë quhen gjenocid sepse ato nuk ishin gjenocid, por krime të luftës’.

    Për sulmet online që kishte marrë Bojoviq, Cramon kishe komentuar në një postim të ish-presidentes Atifete Jahjaga.

    Jahjaga në një postim në X kishte shkruar: “Ky linçim i organizuar kundër aktivistëve të shoqërisë civile në Kosovë dhe miqve të Kosovës nëpër rrjetet sociale është i papranueshëm. Është cenim i fjalës së lirë dhe vlerave mbi të cilat jemi përkushtuar të ndërtohemi si shoqëri”.

    Për këtë, Cramon e kishte falënderuar.

    “Faleminderit shumë për fjalët tuaja të qarta. Ky është pikërisht toni se si kisha përjetuar se shumë njerëz të zgjuar dhe me ndikim në Kosovë ndërtuan shoqërinë e tyre. Shpresojmë që këto sulme personale të pista dhe të pajustifikuara të orkestruara nga disa ‘bots’ qeveritarë do të tejkalohen së shpejti”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark