Kryeshevci i Pejës i ka dhënë mbështetje të madhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Forcës së Kosovës, me Ramush Haradinajn president.
Gjatë një takimi që ka pasur me banorët e kësaj zone, kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj, ka thënë se kjo zonë, më shumë se kurrë bashkohet rreth forcës së re të Kosovës, rreth numrit 135.
“Sonte në Kryshevc të Pejës me miq e bashkëluftëtarë, ku nuk kishte hapësirë për t’i zënë të gjithë. Kjo zonë ishte forca e Kosovës që i dha shumë vendit tonë. Kjo zonë, më shumë se kurrë bashkohet rreth forcës së re të Kosovës, rreth numrit 135”, tha Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Haradinaj shtoi se sikurse herave tjera, edhe sot po festonin fitoren e komandantit të tyre.
“U ndjeva krenar me pritjen që më bënë sonte! Ashtu si gjithmonë, i madh e i vogël po e festonin me plot hare, fitoren e komandantit të tyre! Faleminderit bashkërrugëtues të mi! #ForcaeKosoves135”, theksoi Haradinaj. Insajderi.org