×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kthimi i 1.1 milionë eurove të vjedhura nga Thesari i Shtetit, reagon Bajrami

    Insajderi
    31 August 2023 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas kthimit të 1.1 milionë eurove të vjedhura nga thesari i shtetit.

    Ajo ka thënë se duhet të kthehen e do të kthehen çdo cent që është vjedhur nga buxheti i shtetit.

    Ky reagim i saj erdhi pas kthimit të 1.1 milionë eurove të vjedhura nga thesari i shtetit.

    “Duhet të kthehen e do të kthehen çdo cent e euro të vjedhura në Buxhetin e Shtetit sikurse që janë kthyer 1.1 milionë e vjedhura nga Thesari. E hajnat le të kalben në BURG.

    Kam besuar dhe besoj në organet e drejtësisë se do ta kryejnë punën deri në kthimin e çdo centi në Thesarin e Shtetit. Edhe sot dhe përgjithmonë do ta bëja të njëjtin veprim që kam bërë, duke i denoncuar HAJNAT që sot janë në burg. Dikush atëherë dhe ndërkohë e ka parë denoncimin tim si gabim dhe unë e kam pranuar këtë gabim. Prapë do ta bëja të njëjtin gabim dhe do të denoncoj kushdo që prek djersën e këtij populli”, ka thënë ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark