×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kthimi i 1 mijë ushtarëve serbë në Veri, KFOR-i analizon kërkesën e Serbisë

    Insajderi
    21 December 2022 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Javën e kaluar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se i ka bërë kërkesë KFOR-it për kthimin e 1 mijë forcave serbe në veri të Kosovës.

    Nga pala kosovare kërkesa e Vuçiqit, po cilësohet si kërcënuese dhe e jashtligjshme. Ndëkohë, nga KFOR kanë thënë se janë duke e analizuar këtë kërkesë.

    Përmes një deklarate, KFOR-i ka bërë të ditur se do të vazhdojë të ofrojë një mjedis të sigurt duke inkurajuar dialog konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë për zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme.

    “Aktualisht jemi duke analizuar kërkesën e fundit të Qeverisë së Serbisë. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes që inkurajon dialogun produktiv, duke u dhënë udhëheqësve aftësinë për të krijuar zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

    Duke folur për stërvitjen në Novosellë, KFOR thotë se e kanë të rëndësishme për t’u trajnuar dhe testuar aftësitë e njësive të saj për të garantuar lirinë e lëvizjes duke përdorur mjetet në dispozicion në rast se marrëveshjet politike nuk përmbushen dhe iu kërkohet ndërhyrja.

    “Për shkak të kompleksitetit të mjedisit aktual operativ, është thelbësore që këto sisteme dhe aftësi të testohen pasi që ato zvogëlojnë rrezikun kolektiv nëse marrëveshjet e ardhshme politike nuk mund të përmbushen. Ka shumë akterë në terren të përkushtuar për të bërë përparim, por KFOR-i mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të reaguar. Ne jemi të përgatitur të ndërhyjmë, nëse është e nevojshme ta parandalojmë përshkallëzimin, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, deklarohet ndër të tjera. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark