×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ku ndodhet Al-Mawasi, e vetmja zonë e sigurt për 1.8 milionë palestinezë të zhvendosur?

    Insajderi
    08 December 2023 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas raportimeve të fundit, 1.8 milionë civilë janë shpërngulur dhe kanë shkuar drejt Jugut, por ata shprehen se ndihen të ngatërruar, pasi ushtria izraelite ndërron shpesh vendndodhjen e vendeve të sigurta, ndërsa aty mungojnë shërbimet bazë të jetesës si uji, ushqimi dhe energjia elektrike.

    Zona e përcaktuar si e sigurt nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF), është vetëm 8.5 km katror saqë BBC e krahason me hapësirën përafërt që ka aeroporti i Londrës. Reem Abd Rabu, është një ndër shumë njerëzit që janë larguar nga Gaza disa javë më parë.

    Ajo fillimisht udhëtoi për në Khan Younis, por pasi shtëpitë aty pranë u bombarduan, ajo tha se ndjeu se duhej të shkonte në vendin që ushtria izraelite e identifikoi në hartë si të sigurt.

    Reem i tha BBC se, al-Mawasi ishte një vend i braktisur, jo një vend për qeniet njerëzore. Ajo mendoi se do të ishte e sigurt nga bombardimet dhe luftimet intensive, por kur mbërriti, gjeti pak ose aspak shërbime bazë.

    IDF u ka kërkuar civilëve të lëvizin në al-Mawasi në të paktën 15 raste në mediat sociale, lajmërimi i fundit ishte më 2 dhjetor.

    Civilët thonë se ndryshimi i mesazheve e ka bërë të vështirë për ta që të dinë saktësisht se ku të gjejnë siguri. Mona al-Astal, e cila gjithashtu ka shkuar në al-Mawasi, është mjeke dhe ajo thekson se disa sëmundje si lija e dhenve, morrat dhe infeksionet e zorrëve janë përhapur mes fëmijëve.

    Agjencitë ndërkombëtare kanë shprehur shqetësime për qëndrueshmërinë e zonave humanitare në Gaza kur luftimet dhe sulmet ajrore shtrihen në një pjesë të madhe të territorit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se plani për al Mawasi ishte si një recetë për fatkeqësi.

    Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se përpjekja për të grumbulluar kaq shumë njerëz në një zonë kaq të vogël me infrastrukturë ose shërbime kaq të vogla do të rrisë ndjeshëm rreziqet për shëndetin për njerëzit. Kombet e Bashkuara gjithashtu kanë shqetësime më të gjera rreth planit./a2cnn/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark