×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kufomat po kundërmojnë, ka fillu intervenimi me bager”, rrëfim i vullnetarit kosovar që po ndihmon në Turqi

    Insajderi
    13 February 2023 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit Turqia është goditur nga një tërmet prej 7.8 ballësh me qendër në provincën juglindore, Kahramanmaras. Nga gërmadhat e objekteve të shembura deri më tani janë nxjerrë rreth 31 mijë e 643 të vdekur dhe 158 mijë e 165 të mbijetuar.

    Për të kontribuar në procesin e kërkim-shpëtimit me dekretë të Presidentës, Vjosa Osmani, ka shkuar njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili deri më tash ka rritur që nga gërmadhat t’i nxjerrë katër të mbijetuar.

    Kontigjentiti të FSK-së, me mision në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi i janë bashkënagjitur edhe vullnetarët nga Shoqatat e Kosovës për Kërkim Shpëtim.

    Njëri ndër vullnetarët nga kjo shoqatë, Fanol Shala ka rrëfyer për Insajderin të gjitha përpjektjet për të nxjerrë sa më shumë njerëz të gjallë nga rrënojat.

    “Ne menjëherë pasi ka ndodhur termeti, me vullnetin tonë jemi mobiliu edhe kemi bo kërkesë në Ambasadën turke për të na mundësuar që të vijmë këtu. Ata e kanë pranuar kërkesën tonë, madej kanë filluar edhe mbështetjet nga Ambasada e Anglisë e Sllovënisë dhe na e kanë mundësuar për me ardhë në këtë vend që edhe tash ka një gjendje shumë të rëndë. Me avion kemi ardhur në Adana mandej kemi ardhë në qytetin e Hatay”, ka thënë ai.

    Shala, ka deklaruar se atij dhe pesë vullnetarëve të tjerë me të mbërri aty i ka dal në ndihmë një djalë turk, që i ka ndihmuar të bashkohen me ushtarët e FSK-së.

    Është një turk me emrin Kemal që na ka ndihmu, na ka gjetë transportin, na ka përkrahur me gjëra tjera madje na ka sjell tek ekipa e FSK-së që është këtu në mision. Me FSK-në veprojmë në vend të ndryshme por qëndrimin e kemi në të njejtin vend”, ka deklaruar Shala.

    Ai ka rrëfyer edhe për procesin e kërkim-shpëtimit në të cilin ka thënë se të vetmin qëllim e kanë të nxjerrin sa më shumë njerëz të gjallë nga gërmadhat.

    “Qëllimi jonë kryesorë ka qenë të mbërrijmë sa më shpejt dhe të arrijmë të tërheqim sa ma shumë njërëz të gjallë nga rrënojat. Shumica e njerëzve dalin në rrugë edhe t’thonë se po dëgjohen zëra nën gërmadha. Kur thuhet kështu natyrisht se prekemi, se ky është qëllimi jonë. Duam të shpëtojmë sa më shumë njerëz të gjallë. Dhe, ne direkt vrapojmë të shkojmë se mos është dikush i gjallë e ta nxjerrim. Por, këto po rezultojnë të jenë alarme të rreme. Pasi njerëzit po thonë se ka njerz të gjallë, ne po shkojmë për të intervenuar dhe po shohim se qëllimi i ftesës ka qenë të shkojmë për të nxjerrë kufomat nga gërrmadhat”, ka rrëfyer Shala.

    Vullnetari ka thënë se tashmë procesi i kërkim-shpëtimit ka kaluar në fazën e intervenimit me makineri të rënda për shkak të frikës së shfaqjes së ndonjë epidemie nga trupat e vdekur të njerëzve nën gërmadha.

    “Tash kanë filluar t’i sjellin edhe makinerit e rënda për t’i rrënuar objektet dhe për të bërë largimin e kufomave. Pasi ka filluar të kundërmojë aromë e njërzve të vdekur. Por, është rrrezik se nëse vazhdon kjo gjendje mund të shfaqet ndonjë epidemi. Por, është problem i madh se në momentin kur intervenohet me makineri të mëdha edhe nëse janë të gjallë është problem të dalin të tillë pasi mund të shtypen”, ka deklaruar për Insajderin.

    Shala ka folur edhe për gjendjen fizike dhe emocionale të ekipës së vullnetarëve në mision.

    “T’i shohësh njerëzit në atë gjendje nuk është e lehtë. Është një traum në vete por po mundohemi që emocionlaishtë ta mbështesim njëri-tjetrin. E kemi ditur në çfarë vendi jemi duke ardhur dhe e kemi ditë që do të përballemi me situata të tilla. Në çdo moment jemi për njëri- tjterin. Për fat të mirë, deri tash fizikisht askush nuk ka pësuar lëndime. Natyrsiht lëndime të vogla ka pasi dihet që kur hyn në  rrënoja është gjendje e rëndë dhe do të lëndohesh”, ka rrëfyer vullnetari.

    Ndërsa, për ushtarët e  FSK-së, Shala me krenari ka rrëfyer momentet ku ata kanë arritur të shpëtojnë katër pesona të gjallë nga rrënojat.

    “Procedura për shpëtimin e vajzës 2 vjeçare nga FSK-ja ka zgjatë diku rreth 16 orë. Pasi ka qenë në një pjesë të ngushtë dhe të thellë. Por, është fat i madh që njësitë e FSK-së kanë qenë të trajnuar mirë dha kanë arritur t’i nxjerrin njerëzit që kanë qenë në gjendje shumë të rëndë. Sidomos nëna me vajzën kanë qenë në gjendje shumë të rëndë por kanë arritë t’i nxjerrin në gjendje të mirë. Ndërsa, të mbijetuarit e nxjerrur dje janë lokalizuar me mjetet për dëgjimine zërave. Në bashkëpunim me ekipet e shteteve tjera edhe ekipi i FSK-së ka hyrë nën rrënoja. Ku vajzën kanë arritur ta nxjerrin shëndosh e mirë ndërsa burri ka qenë në gjendje pak më të rëndë. Por shpresojmë që të gjithë ta marrin vetën”, ka përfunduar ai.

    Insajderi.org/ Dijellza Preniqi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark