×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Kujdes me ushqimet e procesuara, i rritë rreziqet e kancerit të prostatës

    Insajderi
    14 August 2023 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kanceri i prostatës zakonisht zhvillohet ngadalë, prandaj shenjat dhe simptomat e kësaj sëmundje vështirë vërehen.

    Me dhjetëra mijëra raste të reja me këtë kancer diagnostikohen çdo vit, ndërsa ngrënia e ushqimeve të caktuara mund ta rris rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundje.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) thotë se ka mjaftueshëm dëshmi se ngrënia e mishrave të procesuar i rritë shanset e formimit të këtij kanceri.

    Ndërsa ngrënia e pemëve dhe perimeve, si dhe ngrënia e një diete të pasur me fibra, mund ta zvogëlojë rrezikun e kancerit të prostatës.

    Rreziku i zhvillimit të kancerit së prostatës rritet edhe duke konsumuar sasi të mëdha të produkteve të bulmetit.

    Prandaj, ekspertët rekomandojnë të konsumoni pemë dhe perime sepse janë të mbushura me vitamina dhe minerale, si dhe me shumë veti antikanceroze, siç janë karotenoidet dhe flavanoidet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark