×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Kujdes nga nxehja e telefonit gjatë verës, 4 metodat për ta shmangur këtë

    Insajderi
    18 July 2023 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Temperaturat e larta të ambientit mund të çojnë në nxehjen edhe të telefonave. Sidomos, në pikun e stinës në verës, përdoruesit mund të kenë probleme me nxehjen e telefonit, pasi kjo mund ta dëmtojë pajisjen dhe të ngadalësojë punën e saj.

    Por edhe për këtë ka zgjidhje.

    Në vijim janë të listuara disa prej rekomandimeve që sipas “Casemate”, nëse respektohen në përpikëri mund të ndikojnë në uljen e temperaturës së telefonit.

    Shmangni instalimin e lojërave

    Instalimi i lojërave apo i aplikacioneve me shumë madhësi (MB, GB) mund të shkaktojnë nxehjen e telefonit, në një ambient ku temperaturat janë mbi 30 gradë celsius. Ato shpenzojnë shumë bateri dhe kjo do të ndikojë që procesori të tejnxehet.

    Largojeni nga kontakti me diellin

    Mbajtja e telefonit në diell mund ta nxehë atë dhe ta dëmtojë. Sidomos nëse kjo zgjatë shumë, telefoni shfaq shenja “të lodhjes” dhe të dobësimit së baterisë. Edhe bllokimi i tij është shenjë e dëmtimit nga dielli. Andaj, mbajeni në hapësira ku ka freski dhe s’ka rreze direkte të diellit.

    Shmangni përdorimin e Bluetoothit

    Shpërndarësi pranuesi i valëve nëpërmjet Bluetoothit nxit nxehjen e telefonit. Mbajtja larg e tij dhe përdorimi vetëm kur gjendeni pranë hapësirave të freskuara mund ta ruajë telefonin, në të kundërtën, ai do të nxehet dhe mund të pësojë dëmtime.

    Mos e mbushni kur është i nxehtë

    Mbushja e telefonit dhe përdorimi i tij në të njëjtën, pos që rrezikon telefonin, mund t’u rrezikojë edhe shëndetin tuaj. Kjo pasi mund të shkaktojë shpërthim të tij për shkak të nxehjes. Por, rekomandohet që kur telefoni ka temperaturë të lartë, të mos futet në prizë për mbushje pasi mund të shkaktojë shpërthim të mundshëm.

    Fillimisht mundohuni që nëpërmjet “coolerit”, që është pajisje për ftohje, t’ia ulni temperaturën dhe pastaj në mënyrë të sigurt ta mbushni me rrymë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark