×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kujt iu drejtua me “mbylle gojën” – Vlora Dumoshi nervozohet në Kuvend

    Insajderi
    22 September 2022 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka marrë fjalën në seancën e Kuvendit, aty ku po diskutohet për grevën në arsim, shkruan Insajderi.

    Ajo mori e fjalën pas kryetarit të Komisionit për Arsim, Ardian Gola i cili foli për mbarëvajtjen e mbledhjes së djeshme ku për raportim i pranishëm ishte Këshilli Grevist i BSPK-së. E ku herë pas herë pati tensione.

    Me të marrë fjalën Dumoshi i është drejtuar Dimal Bashës apo ndonjërit prej anëtarëve të komisionit që vije nga radhët e VV-së me “mbylle gojën”, meqenëse nuk e lejonin ta përfundojë fjalimin e saj.

    “Mbylle gojën se unë po flas tani dil ti, epo unë të thashë qetash ty mbylle gojën. Eh qaq” , u shpreh ajo përcjell Insajderi.

    “Kujdes gjuhën parlamentar znj.Dumoshi”, i tërheqi vërejtjen kryetari Konjfuca pas kësaj kjo e fundit është përgjigjur “Patjetër por të mos gjuajë fjalë”.

    Pas kësaj ka filluar zhurma në sallën e Kuvendit dhe Vlora Dumoshi është ulur tek ulësja e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark