Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi ka folur për prioritetet e tyre si parti.
Gashi ka thënë se rimëkëmbja e bujqësisë, bujqësia dhe zhvillimi rural do të jenë prioritet i tyre.
“Rritja e mbështetjes financiare për bujqësinë, duke përfshirë edhe investimet për infrastrukturën bujqësore, janë prioritet i veçantë në Programin e Rimëkëmbjes”, ka thënë Gashi.
“Do të bëjmë investime në infrastrukturën bujqësore, në veçanti investime të reja për ngritjen dhe përmirësimin e sistemit të ujitjes dhe të kullimit. Po ashtu, nëpërmjet partneritetit publik privat dhe formave të tjera të financimit do të ndërtohen qendra të grumbullimit dhe të distribuimit të produkteve bujqësore, të bimëve mjekësore, frutave pyjore, etj”, është shprehur Gashi.
Mes tjerash ai ka thë se do të investojnë edhe në rritjen e numrit të frigoriferëve dhe të depove për ruajtjen afatgjatë të frutave dhe të perimeve, si dhe për ndërtimin e kapaciteteve të grumbullimit, konservimit, paketimit dhe marketingut të produkteve bujqësore.
KG