×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kujtim Shala pas sharjes në Kuvend: Ma dërgoni vërejtjen me postë

    Insajderi
    23 March 2023 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka marrë një vërejtje nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

    “Dua ta ngre një çështje sipas rregullores së Kuvendit, neni 65 lidhur me nënkryetarin Kujtim Shala. Zoti Shala të gjitha faktet tregojnë që keni përdorur një gjuhë joparlamentare, por pa mikrofon. Dhe për këtë rregullorja më obligon që sipas nenit 65 thotë pika e tretë që t’iu japim një vërejtje për këtë shkelje”, ka thënë Konjufca.

    Pas kësaj, Shala në fjalën e tij ka thënë se vërejtjen mund t’ia dërgojnë me postë.

    “Faleminderit, ma dërgoni vërejtjen me postë”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark