Loriana Kuka nuk ka arritur të vazhdojë rrugën drejt medaljes së tretë olimpike për Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Xhudistja jonë u mund nga rusja Aleksandra Babintseva, me shënim të artë në raundin e dytë të kategorisë -78 kg.
Kukës nuk i priu fati, pasi lufta që zgjati mbi gjashtë minuta po shkonte në favor të saj.
Ekipi olimpik i xhudos e mbyll këtu garimin në Tokio 2020, me bilanc të jashtëzakonshëm, duke fituar dy medalje të arta me Distria Krasniqin e Nora Gjakovën. /insporti/