Pak fjalë, por domethënëse. Pas kritikave të ashpra për paraqitjen ndaj Bodo Glimt në Norvegji dhe lënies në tribunë për ndeshjen ndaj Napolit në fundjavë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla ka zgjedhur të thyejë heshtjen nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Nga gabimet përmirësohesh”, ka shkruar mbrojtësi i verdhekuqve në Instagram.
Kjo për t’i kujtuar trajnerit të tij, Jose Mourinho, se është vetëm 21 vjeç dhe një gabim apo një ndeshje e luajtur keq, nuk janë kurrsesi fundi i botës.