Me përfundimin e fazës së grupeve të 23/24 të Ligës së Kampionëve, vëmendja tashmë do të kalojë drejt fazës së të tetës së finales.
Kundërshtarët e mundshëm të Manchester City-it: Copenhagen, PSV Eindhoven, Napoli, Inter Milan, Lazio, Paris Saint Germain, Porto.
Djemtë e Pep Guardiolas mund t’i jepet një përsëritje e finales së sezonit të kaluar pasi ekziston mundësia që ata të mund të p[rballen me Interin.
Copenhaga, i cili tronditi ekipet si United dhe Galatasaray, do të jetë skuadra më e lehtë në letër.
Kundërshtarët e mundshëm të Arsenalit: Copenhagen, Napoli, Inter Milan, Lazio, Paris Saint Germain, RB Leipzig, Porto.
Në paraqitjen e parë të Ligës së Kampionëve që nga sezoni 16/17, Arsenali do të shkojë në raundin e 16-të si një nga favoritët për të shkuar deri në fund, raporton Telegrafi.
Ngjashëm me Cityn, kundërshtari i tyre më i vështirë mund të jetë Interi ose PSG dhe më e lehtë është Copenhagen.