×
  • Sport
  • Sport

    Kupa e Botës vjen me 4 sfida, sot skenën e marrin Mesi, Mbape, Eriksen dhe Levandovski

    Insajderi
    26 November 2022 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kupa e Botës ditën e sotme vjen me 4 sfida mjaft interesante, ndërsa sërish në fushën e blertë do të zbresin yjet e futbollit. Nga ora 11:00 deri në 20:00 të gjithë sfidat janë interesante ndërsa priten të dhurojnë emocione të forta.

    Siparin e kësaj dite do ta ngre përballja mes Tunizisë dhe Australisë që ndodhen në Grupin D, me sfidën që luhet në orën 11:00. Tunizia në sfidën e parë u ndal në barazim me Danimarkën, ndërsa Australia u mposht nga Franca. Në përballjen e raudit të dytë të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren për të mbajtur gjallë “shpresat” e kualifikimit.

    Ora 14:00 ka rezervuar një tjetër përballje shumë interesante, ku Polonia e Robert Levandovskit do të sfidojë Arabinë Saudite, me këtë të fundit që mposhtën Argjentinën. Kombëtraja polake do të kërkojë fitoren pas barazimit me Meksikën në Grupin C.

    Kylië Mbape dhe Olivier Zhiru kërkojnë të dhurojnë “show” sërish në Kupën e Botës, teksa përballë gjejnë Danimarkën e Kristian Eriksen, takim që do të luhet në orën 17:00. “Gjelat” synojnë një tjerë 3-pikësh, ndërsa danezët do të bëjnë maksimumin për fitoren, pasi është e vetmja mënyrë për të shpresuar deri në fund.

    Gjithçka do të mbyllet me Argjentinën dhe Meksikën, ora 20:00. Lionel Messi me shokë do të kërkojë të hedhë prapa krahëve atë humbje shokuese me Arabinë, ndërsa të vetmen zgjidhje kanë 3 pikët për të synuar kalimin e grupeve. Meksika nga ana tjetër pas barazimit në sfidën e parë, tenton të “shkelmojë” argjentinasit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark