Pas 11 ndeshjeve të djeshme, edhe sot do të zhvillohen disa ndeshje në kuadër të Kupës së Kosovës.
Në kuadër të rrethit të dytë, dje u zhvilluan 11 ndeshje ku favoritët kaluan tutje.
Prishtina, Gjilani, Ulpiana, Ballkani e Llapi siguruan kualifikimin tutje.
Ndërkaq, sot (e enjte), do të luhen poashtu pesë ndeshje.
Drita e Gjilanit do të ketë punë në shtëpi me Drenasin, Liria me Dukagjinin, Arbëria me Vitinë, KEK-u me Trepçën dhe Flamurtarin me Ferizajn.
Ndeshjet e sotme:
Drita – Drenasi
Liria – Dukagjini
Arbëria – Vitia
KEK-u – Trepça
Flamurtari – Ferizaj (fusha në Bërnicë).