×
  • Sport
  • Sport

    Kur Çiro Bllazheviqi zbarkoi në Prishtinë: Prej nesër fillon lufta e në luftë pyetje nuk ka

    Insajderi
    08 February 2023 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është një histori interesante kur trajneri i famshëm kroat Çiro Bllazheviq mori drejtimin e gjeneratës së artë, klubit të futbollit Prishtina.

    Bllazheviqi sot ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

    Me 23 mars të vitit 1985, ai u takuan me lojtarët e Prishtinës, të cilët në atëkohë gjendeshin në përgatitje në Surdulicë dhe ku mori edhe timonin e klubit më të madh në Kosovë.

    Bllazheviqi ishte i prerë në deklaratën e tij.

    Ai pati deklaruar se rastësisht nuk ka ardhur kryetrajner i Prishtinës.

    Këto ishin fjalët e para të tij me 24 mars të vitit 1985: “Unë nuk kam ardhur rastësisht për të udhëhequr skuadrën e juaj.

    Jam i informuar dhe i di mundësit që keni.

    Kudo që jam interesuar kam marrë të vetmen përgjigje se Prishtina nuk e meriton pozitën që ka,

    Në punën tonë të ardhshme, disiplina shembullore, puna dhe angazhimi do të janë të vetmet preokupime.

    Do të punojmë tërë ditën, sepse rrugë tjetër nuk ka.

    Vetëm edhe sot mund të bëjë pyetje kush do të dojë.
    Prej nesër fillon lufta e në luftë pyetje nuk ka, por duhet ecur vetëm përpara,

    Me potencialin që kemi, punën e palodhshme dhe angazhimin e të gjithëve, të përshkruar me disiplinën dhe përgjegjësinë shembullore, besoj se do të arrijmë të realizojmë qëllimin tonë të përbashkët, të vetmin – të mbesim edhe një mot në elitë e futbollit jugosllav”./Bota sot

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark