×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur dyshja e “O sa mirë” tallej me PDK-në

    Insajderi
    01 June 2017 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kur Insajderi kishte publikuar “Dosjen e Shefave” një seri përgjimesh të zyrtarëve të lartë të PDK-së, aktori dhe skenaristi Ard Islami dhe aktori Fisnik Ademi, kishin vendosur që të bënin disa “përgjime” të tjera për të ironizuar me gjitha ato çfarë flitej nga Adem Grabovci dhe të tjerë anëtarë të PDK-së.

    E kishin titulluar “Dosja Suxhuku” dhe kishin bërë tri video me audioincizime.

    Në videon e parë ata ironizonin me PDK-në përkatësisht me Adem Grabovcin.

    Në videon e dytë ata ironizonin me Hashim Thaçin.

    Ndërsa në videon e tretë ata ironizonin me mënyrën sesi PDK-ja i zgjedhte anëtarët e Bordit në ndërmarrje publike.

    Dyshja ka bërë edhe një dosje tjetër e titulluar “Dosja Likiliks”.

    Një vit më vonë, të dytë kanë aderuar në të njejtën parti, që tash drejtohet nga Kadri Veseli.

    Islami dhe Ademi përpara se të aderojnë në PDK, kishin ftuar në një episodë në serialin “O sa mirë” ndërsa dy muaj më vonë iu bashkuan Veselit./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark