×
Show / Fashion

Kur është e obligueshme kravata

Insajderi
28 July 2019 - 20:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pa marrë parasysh trendët e rinj të modës, nëse dëshironi të lini përshtypje të mirë te partnerët afarist dhe të dukeni elegant dhe të sigurt, patjetër vini kravatën

Dikur e paevitueshme, kravata më nuk është pjesë e obligueshme e veshjes solemne dhe afariste, posaçërisht midis popullatës së re, pos kur ajo imponohet si “kod veshjeje”, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, pa marrë parasysh trendët e rinj të modës, nëse dëshironi të lini përshtypje të mirë te partnerët afarist dhe të dukeni elegant dhe i sigurt, patjetër vini kravatën.

Nuk është me rëndësi a është njëngjyrëshe apo jo, klasike apo moderne, vetëm kujdesuni të mos jetë tepër e theksuar dhe që ngjyra e saj të jetë në harmoni me pantallonat dhe me setrën.

Gjithashtu kushtoni kujdes gjatësisë: gjatësia e poshtme e kravatës duhet të jetë së paku katër gishta nën rrip.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark