×
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Lajme / Botë

    Kur fati të merr jetën, futbollisti planifikoi të largohej pak para tërmetit

    Insajderi
    18 February 2023 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Christian Atsu, mesfushori i skuadrës së Hatayspor u nxor nga rrënojat mëngjesin e së shtunës nga grupet e kërkim shpëtimit.

    Atsu u shpall i zhdukur prej 12 ditësh, ndërkohë qarkulluan lajme të rreme ku u pohua se ganezi ishte shpëtuar nga rrënojat pak ditë më parë, por gjithçka u përgënjeshtrua nga menaxheri i tij.

    Në lidhje me ngjarjen tragjike ka reaguar dhe skuadra e Hatayspor në rrjetet sociale.

    Drejtori i skuadrës, Fatih Llek tregoi dinamikën e plotë, ku sipas tij futbollisti do të largohej drejt Francës pak orë para tërmetit, por pas golit të shënuar anuloi planet.

    “Ai foli me trajnerin duke kërkuar ditë pushimi pas ndeshjes kundër Gaziantep. Atsu planifikoi të largohej nga klubi nëse gjente një ekip të ri dhe kërkesa e tij u pranua nga trajneri Volkan Demirel dhe ai nuk luajti kundër Gaziantep. Duhej të shkonte në Francë për t’u bashkuar me familjen e tij, por kur luajti mirë dhe shënoi një gol në ndeshjen e radhës kundër Kasimpasa, Atsu anuloi biletën e tij të avionit. Tërmeti ndodhi pothuajse në të njëjtën ditë. Christian kishte një fluturim në orën 23:00, por e anuloi. Më pas ndodhi tërmeti në orën 4 të mëngjesit, tragjedi”, tregoi Llek.

    Atsu u nda nga jeta në moshën 31-vjeçare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark