×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Kur shkruhet “vetë” e kur “vet”?

    Insajderi
    02 November 2023 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autor: Ilmi Rexhepi, gjuhëtar

    Nga gramatika e lehtësuar: Kush do që të rregullojë vetë fjalën e vet, le të mësojë kur shkruhet “vetë” e kur “vet”!

    Nëse bëhet fjalë për pronë, që dikush a diçka dikujt a diçkaje i përket, mos vër -ë dhe shkruaj “vet”:

    Agimi shkoi në shtëpinë e vet. Mësuesja bëri punën e vet…

    Në këto raste përemri “i (e) vet” quhet përemër pronor.

    Po nëse për pronë nuk bëhet fjalë aty, vër -ë!

    Ai erdhi vetë. Vetë ajo më tha…

    Në këto raste fjala “vetë” nuk është përemër pronor.

    Nëse e do rregullën edhe më lehtë, shihe a ka nyjë përpara kjo “vet”!

    Nëse ka përpara nyjën  i/e/ të/së), mos i vër mbrapa -ë!

    E mbajti fjalën e vet.

    Po nëse përpara nuk ka nyjën i/e/të/së, qitja në fund një -ë!

    Erdhi vetë.

    Pra, kjo “vet” ose ka nyjën i/e/të/së përpara, ose -ë në fund, por të dyja nuk i bëhen bashkë kurrë. /ObserverKult/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark