×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kur sulmuesi i gazetarit dënohet me 200-500 euro, mesazhi është i qartë – sulmoni se nuk iu ndodhë asgjë”

    Insajderi
    14 April 2023 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Juristja e së drejtës së mediave, Flutra Kusari ka qëndruar sot për orë të tëra në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për ta përcjellur nga afër rastin e sulmit fizik ndaj gazetarit, Valon Syla ku brenda sallës po mbahej seanca e parë ndaj tre të dyshuarve për sulmin e tij.

    Kusari i tha Insajderit se arrestimi i tre të dyshuarve është vetëm hapi i parë, sipas saj duhet të shikohet se si do të veprojnë instancat tjera.

    Ajo vlerësoi që monitorimi i këtij rasti nga afër është tejet i rëndësishëm.

    Arrestimi i të dyshuarve është vetëm hapi i parë, pra ka ende hapësirë që ky rast edhe të dështojë por edhe të shkojë mirë, kështu që tash duhet të shohim se si do ta ndërtojë aktakuzën prokuroria dhe pastaj se si do të veprojë gjykata në mënyrë që të kemi një epilog”, i tha ajo Insajderit.

    Juristja potencoi edhe çështjen e dënimit me gjobë të sulmueseve të gazetarëve.

    Nëse një sulmues i gazetarëve dënohet me gjobë 4 mijë euro 500 e 200 euro, atëherë mesazhi është i qartë sulmoni gazetarët se nuk iu ndodhë asgjë. Kështu që normalisht që është bërë target i lehtë dhe krejt gazetarët janë target i lehtë në Kosovë sepse dënimet janë jashtëzakonisht të ulëta”, u shpreh Kusari.

    Ajo edhe njëherë theksoi se sulmi ndaj gazetarit Valon Syla është sulm ndaj lirisë së shprehjes e lirisë së mediave.

    Është me rëndësi me monitoru rastin e tij për shkak se do të krijohet një precedent  i cili do të përcjell gjykatën dhe shtetin tonë të ardhmen”, u shpreh ajo.

    Video:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark